Programi i Trajnimit
në Kërkimin Shkencor
THIRRJA PËR APLIKIM 2022
Përmirëso aftësitë kërkimore me ndihmën e profesionistëve!
Qëllimet kryesore të programit të trajnimit në kërkimin shkencor janë të përmirësojë aftësitë kërkimore të studiuesve të rinj dhe të kontribuojë në zhvillimin e një kulture të shëndetshme kërkimore shkencore në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në vitin 2022, programi do të mbështesë kërkimin mbi temat e mëposhtme:
- Skena fetare e Shqipërisë që prej viteve 1990
- Marrëdhëniet ndërfetare në Shqipëri pas viteve 1990
- Feja dhe shteti në Shqipërinë postkomuniste
- Diskursi mbi lirinë e fesë dhe shekullarizmin në median shqiptare
- Roli i Islamit në shoqërinë kosovare (periudha jugosllave, vitet 1990 dhe periudha pas pavarësisë)
- Bashkëpunimi rajonal dhe stabiliteti e prosperiteti i BallkanitB
- Bashkëpunimi rajonal në Ballkan: Ndërmjet qasjeve të paritetit dhe atyre hegjemoniste
- Lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj për Ballkanin
- Dhuna politike dhe mbi-sigurizimi i radikalizmit
- Edukimi gjatë pandemisë COVID19: Perspektiva e studentëve
Procedura e aplikimit
Kërkesat për aplikimin janë:
- Formulari aplikimi i plotësuar
- Një propozim paraprak kërkimor (fusha e gjerë e kërkimit, tema, rëndësia e saj, qëllimet, pyetjet/hipotezat, metodat e kërkimit, rezultatet e pritura: maksimumi 2000 fjalë)
- Një CV profesionale
Kush mund të aplikojë
Që të konsiderohen, pjesëmarrësit e mundshëm duhet të kenë përfunduar së paku studimet universitare të Ciklit të Dytë (Master) dhe preferencë do t’i jepet stafit të ri në universitete ose në institute kërkimore dhe anëtarëve të OJQ-ve me orientim kërkimor nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Kërkohet komandë e shkëlqyer e gjuhës angleze, e folur dhe e shkruar.
Afati i fundit
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 20 shtator 2022 në gjuhën shqipe ose angleze me e-mail në adresën e mëposhtme: info@samifrasheri.org. Titulli i e-mailit duhet të jetë: Aplikimi për Programin e Trajnimit në Kërkimin Shkencor – emri juaj.
Përzgjedhja
Komisioni përzgjedhës do të zgjedhë 10-15 pjesëmarrës mbështetur në formimin profesional dhe propozimet paraprake kërkimore. Të gjithë aplikantët do të njoftohen për statusin e tyre deri më 24 shtator 2022.
Për më shumë detaje, ju lutemi kontrolloni dokumentin e mëposhtëm: